Zgjedhjet presidenciale do t’i ndjekin 342 vëzhgues vendorë dhe 568 të huaj

Read Time:1 Minute, 13 Second

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akredituar për ndjekjen e Zgjedhjeve presidenciale më 24 prill. Siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, përfundimisht me 19 prillin, janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendorë dhe 568 të huaj, prej tëcilëve më të shumtë janë nga OSBE/ODIHR – 375. Nga vendorët, më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillim të shoqërisë – inovacione sociale “WAKE UP” – Shkup – 182.

Përveç këtyre organizatave të akredituara për vëzhgim të Zgjehdjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 janë Shoqata e qytetarëve CIVIL -Qendra për liri – Shkup, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive Inkluziva Kumanovë, Fondacioni Romët për demokraci – SHkup, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni ad hok për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti nacional demokratik për Punë të jashtme, Uashington SHBA – filali Republika e Maqedonisë së Veriut, Qendra për zhvillim të sistemeve zgjehdore, reforma dhe trajnim (qendër trajnimi) e Komisionit qendror zgjedhor të Gjeorgjisë, Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup dhe Asociacioni evropian për dialog dhe demokraci – Bergen, Norvegji.

Zgjedhjet për shef të shtetit do t’i ndjekin edhe 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve edhe nga agjencitë Rojters dhe Frans pres, Euronjus Albania, Pres foto agjencia evropiane – EPA, Al Xhazira Ballkan, Zëri i Amerikës – redaksia maqedonase, Top Çanel Shqipëri – departamenti Kosovë dhe të tjera.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Faton Ahmeti: Dita e mërkurë është ditë historike, ta vazhdojmë rrugë për në BE
Next post Në rajonin e Tetovës gjithsej 188.329 qytetarë me të drejtë vote