Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

Read Time:50 Second

Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve.

Ai thotë se “është e papranueshme rritja e shumës së polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve”.

“Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë”.

“Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e autosigurimeve në kurriz të qytetarëve. Ky është një shembull i shtetit të thellë që duhet ç’rrënjosur”.

“I bëj thirrje ministrisë përkatëse të financave dhe komisionit për mbrojtjen e konkurrencës që të veprojë dhe të nisë një procedurë për shoqatat oligopolistike dhe kompanitë e sigurimeve të tërheqin rritjen e çmimit dhe pres që qytetarët që kanë paguar tashmë çmime më të larta të kompensohen”, ka shkruar Bytyqi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Kovaçevski: Nuk është e vërtet se me BDI-në po përgatisim bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Next post Nxënësit në pushim pranveror, mësimi do të vazhdojë më 7 maj