Gashi: Jemi marrë vesh për resorse të rëndësishme në MPB, në Qeverinë e ardhshme

Read Time:38 Second

Kreu i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, Afrim Gashi ka zbuluar sot se kanë rënë dakord për resorse të rëndësishëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Qeverinë e ardhshme.

“Si të vetmit konkurrentë në kampusin politik shqiptar dhe natyrisht fitues të këtij blloku, jemi edhe përfaqësuesit e vetëm dhe legjitim të shqiptarëve në këto zgjedhje. Rrjedhimisht, kjo na detyron të përfaqësojmë shqiptarët edhe në qeverinë e ardhshme, ku ndër të tjera do të menaxhojmë institucione të rëndësishme nga sektori i punëve të brendshme, të cilat janë përgjegjëse për sanksionimin e krimit dhe korrupsionit, të luftojmë fuqishëm dhe drejtpërdrejt kundër krimit dhe korrupsionit të shumanshëm dhe të kahershëm”, tha Gashi.

Koalicioni VLEN, siç ka vlerësuar Gashi, është garanci që në qeverinë e ardhshme do të miratohen ndryshimet kushtetuese.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ajdari: Zgjedhjet parlamentare do i fitojë Fronti Europian në taborin shqiptar
Next post “E Majta”: I shtrijmë dorën VMRO-DPMNE-së për tu thënë jo ndryshimeve Kushtetuese!