Bojmacaliev: Njësitë policore Haraçinë, Mateç dhe Shuto Orizarë të përgatitura për zgjedhjet e 8-të majit

Read Time:1 Minute, 13 Second

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e BSP-së, Sasho Tasevski, sot (30.04.2024) realizuan takime pune me udhëheqësitë e njësiteve policore Mateç, Haraçinë dhe Shuto Orizarë, në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale 2024, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike, si dhe vëzhgimin e rezultateve të arritura në tremujorin e parë të vitit 2024, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, delegacioni i MBP-ja është informuar për funksionimin e rregullt të shtabit vendor në kuadër të Shtabit Operativ të MPB-së.

Në njoftim thuhet se në lidhje me rezultatet e këtyre njësive organizative, gjendja e sigurisë është stabile dhe e favorshme.

”Në Njësinë Policore Mateç kemi gjithsej 20 vepra penale, prej të cilave 17 janë për vjedhje të rrymës, ndërsa në Njësinë Policore Haraçinë janë regjistruar 21 vepra penale vjedhje të energjisë elektrike. Në Njësinë Policore Shuto Orizarë janë denoncuar 13 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, të cilat të gjitha janë zbardhur me parashtrimin e kallëzime për kundërvajtje. Njëkohësisht kemi 35 vepra penale sipas detyrës zyrtare, prej të cilave 6 janë zbardhur nga NJPB Çair”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Bojmacaliev në këto takime edhe një herë konfirmoi përkushtimin e tij për organizimin e zgjedhjeve evropiane dhe kolegëve u potencoi rëndësinë për të punuar ekskluzivisht në bazë të ligjit, me qëllim të garantimit të sigurisë së proceseve zgjedhore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Nxehet retorika para 8 majit, Mickoski kërcënon BDI-në dhe Ali Ahmetin
Next post Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Shkupit, ka keqpërdorur detyrën zyrtare