Punonjësit e FSSH në Tetovë paralajmërojnë protesta nga 15 maji, nga 1 qershori grevë e përgjithshme
Punonjësit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dolën në protestë paralajmëruese para Fondit të Shëndetësisë.
Kryetari i organizatës sindikale, Branko Agjigov, tha se protesta është një paralajmërim ndaj Bordit Drejtues të fondit, pasi që pika e harmonizimit të pagave me Ligjin për pagë minimale është shtyrë për një kohë të pacaktuar, gjegjësisht pas zgjedhjeve.
Nëse kjo nuk zgjidhet deri më 15 maj, do të kemi protesta paralajmëruese në të gjitha qytetet. E nëse çështja nuk zgjidhet as më 1 qershor, atëherë do të hyjmë në grevë të përgjithshme”, tha Branko Axhigogov, kryetari i Organizatës Sindikale.
Nga FSSH, gjithashtu kërkojnë që gjatë muajit maj të shkarkohet Bordi Drejtues dhe të emërohen anëtarë të rinj, të cilët do të lejojnë rregullimin e pagave të punonjësve, dhe që të mos reduktohen të ardhurat nga 1 qershori.
Kujtojmë që punonjësit e FSSH, dolën në grevë tre muaj më parë, për shkak siç thonë ata nga rekomandimi që morën për ulje të pagave për 21%, por greva u pezullua pas vendimit të qeverisë që pagat do të mbeten me vlerë të njëjtë deri më 31 maj, deri në miratimin e një zgjidhje të përhershme.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating