Ali Ahmeti Qytetar Nderi i Tiranës, Veliaj: Atdhetar që nuk e ndali as burgu e as lufta për të përmbushur misionin e tij të paqes dhe lirisë

Read Time:51 Second

Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur sot ceremonia për shpalljen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, “Qytetar Nderi”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është nder që në mesin e disa figurave të spikatura për këtë çmim, është edhe Ali Ahmeti, duke vlerësuar kontributin e tij në luftë dhe në paqe.

“Nder që sot të shpallim ”Qytetar Nderi” Ali Ahmetin, duke e ditur që Tirana i ka zgjedhur me pikatore këto figura, janë të paktë por me vlerë. Nuk është vetëm Tirana që nderon sot Ali Ahmetin, burrin që ka shqiptarinë mision, por janë të gjithë shqiptarët. Ali Ahmeti, vëllut ynë ai guximtar i viti 1981, përiudhës së luftës në Kosovë e Maqedoni, Ali Ahmeti i Marrëveshjes së Ohrit, zëri për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kryetarin e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni. Ali Ahmetin nuk e ndali as burgu, as lufta për idetë e tij. Njerëz si ai meritojnë fjalët patriot dhe atdhetar”, tha Veliaj. /Indeks.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Osmani: Skandaloze deklarata e Siljanovskës! Kjo flet për mentalitetin hakmarrës të VMRO-së, që barazinë e sheh si humbje të monopolit
Next post Edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë, i katërti mbrohet në liri