Qytetarët lidhin pushimet – Mbingarkohen pikat kufitare!
Kolona veturash dhe pritje ishte atmosfera e 30 prillit dhe 1 majit në pikat kufitare të vendit. Shumë qytetarë pritën deri në një orë për të hyrë në Greqi, e kjo pamje vazhdon edhe në ditët në vijim.
Edhe pse dy maji është ditë pune, rrugët e Shkupit sot dukeshin të zbrazura.
Shumë qytetarë festën e 1 majit dhe festat e pashkëve i kanë kombinuar me fundjavë të zgjatur dhe kjo ka bërë që pikat kufitare të jenë më të frekuentuara gjatë këtyre ditëve. Disa nga qytetarët mendojnë se në kalendarin vjetor kemi mjaftueshëm ditë jo pune dhe janë kundër ndërlidhjes së ditëve të pushimit me ditët e punës.
“Nuk pajtohem me ndërlidhjen. Shumë ditë jo punë ka në një vit, por edhe kur punohet e kam atë përshtypjen që njerëzit nuk bëjnë përpjekje të mjaftueshme që të punojnë në mënyrë efikase kohen e punës dhe kjo me lidhjen mendoj se nuk është në rregull”, tha një qytetar.
“Pushim pranverorë çdoherë është i nevojshëm disa ditë apo një javë që të pushohet pakës nga ngecja të themi. Ju i lidhet ditët që nuk punohet? Jo ne punojmë, sektori privat patjetër të punoje”, u shpreh një qytetar tjetër.
Nga lidhja Auto Moto thonë se intensiteti i qarkullimit në vendkalimet kufitare nga vendi ynë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi për dallim nga kufiri grek, ku intensiteti i kalimit është më i ngadaltë. Ndër ditët tjera jo punë të kësaj jave edhe 8 maji është ditë jo pune për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale. Avni Tahiri
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating