U shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës, Ali Ahmeti: Shqipëria ka ndarë bukë, kripë e zemër me ne

Read Time:2 Minute, 5 Second

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ish presidentët Moisiu dhe Topi si dhe shumë personalitete të tjera.

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se Shqipëria, ndonëse e varfër, ka treguar gjithmonë zemrën e ngrohtë për shqiptarët kudo që jetojnë.

“Do doja të ju falenderoj nga zemra, kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, kjo është Tirana e Zahir Pajazitit por edhe e Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit.

Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajn që si djalin e vet e ka mbajt nëna Dritë. Kjo nënë Tirana, Shqipëria ka qenë e varfër por ne na ka mbajtur ngrohtë në gjirin e saj, me qindra janë dëshmorë, hero të kombit që i ka mbajtë nëna në prehrin e vetë. Unë do të doja të ju falenderoj por një fjalë e një plaku të urtë na tha, mos e falenderoni njëni tjetrin sepse të gjithë keni punuar në arën tuaj, vetëm punë e mbarë për të gjithë punët kur bëhen.

Mirëpo, vërtetë Shqipëria ka ndarë buk, kryp e zemër për ne. Për të gjithë ata që sot nuk janë, sot është Kosova shtet, sot shqiptarët janë shtetëformues në RMV. E kam thënë botërisht kur e kemi nisur, e kam thënë ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare, e kemi nisë të tillë por rethanat ndryshuan por edhe ne ndryshuam strategjinë, duke parë gjeopolitikat, gjeostrategjitë dhe u përkushtuam për çlirimin e Kosovës, por pa garancat se nuk do ketë kryngritje në Maqedonisë sepse shqiptarët që morrën pjesë vullnetarisht, ca u vranë në burgjet e Idrizovës, dhe kjo situatë ishte e papërpunueshme shumë më herët, sepse shqiptarët ishin në RMV të shkelur margjinalizuar, pa të drejta, pa flamur, pa simbole”, tha Ahmeti në Tiranë

Ai më tej shtoi “Sot ju Skenderbeun e keni në Tiranë por edhe unë e kam në Shkupin e vjetër, mu në qendër. Edhe ju me krenari tregoni Flamurin kombëtar, por edhe ne dënohemi nëse nuk e respektojmë flamurin shqiptar, 5 mijë euro është gjoba nëse nuk e kemi. Kemi tre universitete. Unë do doja të ju falenderoj shumë për këtë nder, e ndaj me 3 mijë mbetje mortore që i kam në vendlindje se  për këtë flamur dhe këtë gjuhë janë vrarë dhe ju më keni nderuar mua, ju falenderoj shumë, suksese patshi në të gjitha fushëveprimtaritë e jetës.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Qytetarët lidhin pushimet – Mbingarkohen pikat kufitare!
Next post Vazhdon trendi i rënies së numrit të filloristëve në Tetovë