Pendarovski me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave: Të ndërtojmë një atmosferë në të cilën punonjësit mediatik do të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur
Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 3 majit – Ditës botërore të Lirisë së Mediave, u dërgoi urim punonjësve mediatik në vend me mesazhin se duhet të vazhdojnë të investojnë në vendosjen e standardeve me të cilat mediat do të mund të punojnë dhe zhvillohen lirshëm dhe në mënyrë të pavarur.
“Liria e mediave është një nga themelet e vlerave demokratike dhe është me rëndësi thelbësore për zhvillimin demokratik të shoqërisë së RMV-së. Gazetarët cilësorë, profesionistë dhe të pavarur, të cilët kuptojnë seriozitetin dhe vështirësinë e krijimit të opinionit publik, mund të përfaqësojnë një zë të fortë të opinionit. Kjo është arsyeja pse duhet të vazhdojmë të investojmë në vendosjen e standardeve që do t’i mundësojnë mediave të punojnë dhe të zhvillohen lirshëm dhe të pavarur. Të ndërtojmë një atmosferë në të cilën punonjësit mediatik do të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur. Le të kemi virtytin të pranojmë kritikat dhe të mbështesim lirinë e shprehjes. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi media dhe gazetarë të fuqishëm që do të jenë objektivë në raportim dhe do t’i shërbejnë opinionit, e jo elitave politike dhe burimeve të financimit”, thuhet në mesazhin e presidentit Pendarovski.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating