40 ditë paraburgim për shtetasin nga RMV, kërkohej me fletë-arrest ndërkombëtar, arrestohet në Kosovë
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i cili është arrestuar nga policia e Kosovës më 3 maj në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar me kërkesë të Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Sipas njoftimit të gjykatës në Ferizaj, kundër personit me inicialet B.K., është lëshuar fletë-arrest nga Interpoli nën dyshimin se është autor i veprave penale “Përgatitja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues” dhe “grabitje në bashkëkryerje”. Kundër të dyshuarit është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar nga Interpoli me kërkesë nga 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 nga shteti i Maqedonisë së Veriut. I akuzuari B.K. dyshohet se ka kryer vepra penale në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe më 03.05.2024 është arrestuar nga Njësiti për intervenime të shpejta dhe Njësiti i antidrogës në Ferizaj”, thuhet në kumtesë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut për MIA-n informojnë se janë të informuar për arrestimin nga kolegët e tyre kosovarë.
Mediat në vend bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Agim Krasniqin, vëllain e tij Besim Krasniqi, Sehat Ramadani dhe Fadil Toçi të cilët janë arrestuar në Ferizaj. Ndaj tyre është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar nga policia e Maqedonisë. Agim Krasniqi është në arrati që nga shkurti i vitit 2020 kur nuk u kthye në burgun e Shtipit pas një fundjave të lirë. Për vuajtjen e dënimit me burg ka edhe 3 vite e 3 muaj.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating