Ademi: Fronti Europian, digë e fuqishme për të mbrojtur perspektivën europiane! Vota për të tjerët është votë drejtpërdrejtë për VMRO-në
Arbër Ademi nga Fronti Europian thotë se qytetarët vetë duhet të vendosin se kë do ta mbështesin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ademi tha se janë zhgënjyese deklaratat e fundit të kandidates për presidente të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova për luftën e vitit 2001. Ademi bëri thirrje që të mbështetet Fronti Europian në zgjedhjet parlamentare.
“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbështesin Frontin Europian si gardiani i vetëm për të mbajtur Maqedoninë në binarët e Perëndimit, duke pasur parasysh edhe rezultatet e 24 prillit, mendojmë se o sot o kurrë do të duhet një koncentrim të mbështetjes për Frontin Europian, që do të jetë një digë e fuqishme për të mbrojtur perspektiven europiane. Vota për të tjerët është votë drejtpërdrejtë për VMRO-në”, theksoi Ademi./tv21.tv
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating