Me “rent a car” nga Shkupi transportonin drogë, arrestohen dy persona në rrugën Dibër-Strugë

Read Time:38 Second

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme, gjegjësisht rreth orës 21:30, në rrugën rajonale Dibër – Strugë, janë arrestuar dy persona nga Prilepi, pasi të njëjtit janë kapur duke transportuar substanca narkotike. Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit transportin po e bënin me veturë të marrë me qira.

“Janë privuar nga liria B.S.(34) dhe D.N.(36), të dy nga Prilepi. Gjatë kontrollit në automjetin “Peugeot” me targa të Shkupit të një kompanie “rent a car”, e cila drejtohej nga B.S., dhe pasagjer ishte D.N., u gjet një qese me mbi tre kilogramë marihuanë dhe një pushkë automatike me kornizë bosh”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër./tv21.tv

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Antikorrupsioni: Janë konstatuar 45 raste lidhur me zgjedhjet në RMV
Next post 40 ditë paraburgim për shtetasin nga RMV, kërkohej me fletë-arrest ndërkombëtar, arrestohet në Kosovë