Zgjedhjet e 8 majit do të ndiqen nga gati 2000 vëzhgues dhe gazetarë vendas dhe të huaj

Read Time:1 Minute, 12 Second

Gati se 2000 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes vendas dhe të huaj do të ndjekin zgjedhjet e dyfishta të 8 majit në vend. Për monitorimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare janë akredituar gjithsej 1999 vëzhgues, nga të cilët numri më i madh ose 1078 janë vendas. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj, 66 gazetarë të huaj, ndërsa janë angazhuar 85 përkthyes.

Misioni i OSBE/ODIHR ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë dhe nga ata vendas, numri më i madh, ose 752 vëzhgues, janë punësuar nga Shoqata për Zhvillimin e Inovacioneve Sociale “Wake Up”.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 138 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, komisioni ad hoc i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 33 vëzhgues, si dhe 68 vëzhgues nga Ambasada Amerikane në Shkup. 66 gazetarë dhe punonjës të medias nga mediat më të mëdha ballkanike dhe rajonale, si dhe nga Reuters, Associated Press, Al Jazeera dhe France Press, janë akredituar për të monitoruar zgjedhjet e dyfishta.

Ndryshe, sot të parët që ushtrojnë të drejtën e votës janë të sëmurët dhe të pafuqishmit, si dhe të burgosurit në INP në vend.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njofton për MIA-në se për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 11.123 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa për zgjedhjet parlamentare ky numër është më i madh për 102 votues, përkatësisht do të votojnë 11.225 të sëmurë dhe të paaftë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post RMV, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit, diaspora voton vetëm për kandidatët për president
Next post Në Strugë 267 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë për president dhe 281 për zgjedhjet parlamentare