LSDM: Zgjedhjet ishin demokratike, ka pasur parregullsi të parëndësishme

Read Time:47 Second

Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet i vlerësuan demokratike, ashtu siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s që ka nisur negociatat me BE-në, tha Kuzeska.

“Janë raportuar disa parregullsi, por ne i konsiderojmë të parëndësishme. Qytetarët mund të shprehnin lirisht vullnetin e tyre dhe të vendosnin për të ardhmen e vendit. E drejta e votës dhe vendimmarrja e lirë janë përfitimet më të rëndësishme të demokracisë”, shtoi Kuzeska.

Ajo falënderoi të gjithë qytetarët që dolën sot në kutitë e votimit.

“Qytetarët treguan kapacitete demokratike dhe pjekuri institucionale dhe patëm zgjedhje të lira, demokratike, paqësore dhe dinjitoze. Falënderim të veçantë u shprehim qytetarëve që votuan për LSDM-në, Koalicionin për Ardhmëri Evropiane dhe për kandidatin për president Stevo Pendarovski. Vullneti i qytetarëve do të vendosë se cilën rrugë do të ndjek Maqedonia”, tha Kuzeska e LSDM-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ademi: Fitojmë thuajse në të gjitha komunat, “Fronti Europian” do të ketë mbi 20 deputetë
Next post KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate