Vendimi i KSHZ-së për pranimin e ankesave, përplas Frontin Evropian dhe VLEN-in
Fronti Evropian dhe koalicioni VLEN u përplasën për vendimin e KSHZ-së për pranimin e 7 ankesave. Sipas Frontit, VMRO-LSDM-VLEN po tentojnë që t’ia vjedhin dy deputetë, pasi që në zgjedhjet e 8 majit dolën forca e dytë politike në vend.
“Të gjithë ishim dëshmitarë dje, deri në orët e mëngjesit edhe ne edhe mediat, edhe komuniteti ndërkombëtar, për keqpërdorimin brutal të institucionit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe tentativën për vjedhje partiake dhe institucionale pa asnjë argument, të dy mandateve të Frontit Evropian, në marrëveshje midis VMRO-LSDM-VLEN. Në mënyrë jo të drejtë dhe me mbivotim, si në kohërat e monizmit. Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor u mor vendim për rivotim në disa vendvotime në zonën e 5 dhe 6 zgjedhore pikërisht në vendvotime, ku fitues janë palët ankimuese të cilët, votuesit e tyre po i emërtojnë si hajdutë, duke poshtëruar kështu një elektorat të tërë”, deklaroi Elmi Aziri, Fronti Europian.
Nga ana tjetër, VLEN thekson se Fronti Evropian, duke i keqpërdorur të gjitha mekanizmat e pushtetit në mënyrë flagrante ka shkelur dhe deformuar vullnetin e qytetarit duke zbatuar “trenin bullgar” në Likovë dhe Llërcë si dhe duke numëruar vota të pavlefshme në llogari të tyre.
“Imagjinojeni vetëm me 7 kuti të votimit të hapura u konstatuan parregullsi dhe vjedhje e votës në 4 prej tyre. Kjo dëshmon qartë se pse BDI sot është në panik. Ata janë në panik jo vetëm se do të shkojnë në opozitë dhe do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorimet dhe shkeljet e ligjit, por gjithashtu sepse dje me hapjen e kutive u vërtetua se ata përmes keqpërdorimit të mekanizmave të pushtetit, kërcënimeve, shantazheve, presionit dhe trenit bullgar kanë tentuar që të deformojnë vullnetin e popullit dhe rezultatin zgjedhor”, tha Fatmir Sabriu, koalicioni VLEN.
Ndërsa Fronti Evropian thekson se për situatën ka alarmuar bashkësinë ndërkombëtare, koalicioni VLEN thotë se duhet të jepet përgjegjësi për keqpërdorimet. / Suad Bajrami
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating