BUBEVSKI NOMINOHET PROKUROR PUBLIK PËR NDJEKJEN E RASTEVE TË URREJTJES DHE DISKRIMINIMIT

Read Time:46 Second
Prokurori publik themelor i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, Gavril Bubevski, mori vendim që të nominojë një prokuror publik nga Prokuroria Publike Shkup për ndjekjen e procedimeve në rastet e krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit. “Nominimi i prokurores publike Emilia Mizo Dimkov është nismë fillestare e Queer Qendrës Shkup – Shoqata për pakicat seksuale dhe gjinore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila njoftoi se në periudhën e ardhshme do të inicojë edhe formimin e rrjetit të organizatave joqeveritare për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet sektorit civil dhe prokurorisë publike në trajtimin e rasteve të krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, për të cilat është paralajmëruar edhe mbështetja e Këshillit të Evropës”, informoi Prokuroria Publike. Prokurori publik i emëruar do të ketë autoritetin për të monitoruar procedurat në rastet dhe për të vendosur kontakte me ankuesit dhe me organizatat joqeveritare që përfaqësojnë interesat e personave të cilët paraqiten si palë të dëmtuara në raste të tilla.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Maqedoni, sot mbahet testi ekstern i maturës shtetërore
Next post Komisioni Qendror ka konfirmuar 4 kandidatë për kryetar të LSDM-së