VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën radikale të BDI-së

Read Time:57 Second

VLEN përmes një komunikate thekson se “është mirë që një pjesë e BDI-së për çështjen e riorganizimit të ministrive tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.

“Pas bojkotit të votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm”, thonë nga VLEN.

Ata shtojnë se themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv.

“VLEN-i shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE. Organizimi i ri i Qeverisë do të mundësojë shkallë më të madhe të efikasitetit në realizimin e qëllimeve të përbashkëta programore, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thekson VLEN.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Këto janë ministritë e reja të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Next post Bytyqi: Rritja e numrit të ministrive rrit joefikasitetin