Startupi AI i Elon Musk xAI ngriti 6 miliardë dollarë investime

Read Time:1 Minute, 1 Second

Startupi AI i Elon Musk, xAI, ka ngritur një financim prej 6 miliardë dollarësh ditën e sotme dhe është një prej marrëveshjeve më të mëdha në industri ndërsa kompania në mënyrë agresive po kërkon kapital për të konkurruar me OpenAI, Microsoft dhe Google.

Në mesin e mbështetësve të startupit të Musk janë Valor Equity Partners, Vy Capital, Andreessen Horowitz, Sequoia Capital, Fidelity, Prince Alwaleed Bin Talal dhe Kingdom Holding të cilët investuan përmes një serie B financimi.

Që prej muajit Prill xAI ka qenë në kërkim të ngritjes së financimeve me vlerë 6 miliardë dollarë duke e vlerësuar startupin me 18 miliardë dollarë.

Musk është një prej sipërmarrësve më të mëdhenj të profilit të lartë në industrinë AI. Tesla, një kompani që ai udhëheq, është një prej bizneseve lider në botë të makinave elektrike me teknologji vetëdrejtimi.

Ai gjithashtu është bashkëthemelues i OpenAI. Pasi themeloi xAI vitin e kaluar, Musk lançoi rivalin e ChatGPT, Grok 1.0, në Nëntor.

Modeli AI u bë i disponueshëm përmes abonimeve me pagesë në platformën X, duke filluar nga ata që paguajnë 16 dollarë në muaj. Në Prill kompania lançoi chatbotin e ri Grok 1.5 ku duke e bërë të disponueshëm edhe për përdoruesit e planit Premium. /PCWorld Albanian

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Presidentja Siljanovska dekretoi ligjin që Kuvendi e miratoi me 2/3 e votave për riorganizimin e ministrive
Next post Taravari shpalos të gjithë emrat e ministrave të VLEN-it në kabinetin e ardhshëm qeveritar