Bytyqi: Huamarrja joinstitutionale e paralajmëruar do të rrisë borxhin publik në 66% të BPV-së
“Strategjia e VMRO-DPMNE-së thotë se borxhi publik do të rritet mbi 60% të BPV-së. Është kontradiktore që kjo gjë nuk përmendet askund në programin e tyre Platforma 1198, por me huamarrjen e paralajmëruar prej një miliardë eurosh, borxhi publik do të jetë 66% e vlerës së BPV-së”, tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi në “24 Analiza”.
Duke komentuar deklaratën e Hristijan Mickoskit për huamarrjen e shtetit prej një miliard eurosh, Bytyqi theksoi se në opinion kemi ndryshim të retorikës, ajo që ishte e rëndësishme deri dje, tashmë po relativizohet sot.
“Papritmas thuhet se nuk ka rëndësi sa është përqindja e borxhit publik, deri dje ishte, nuk ka rëndësi mënyra e huamarrjes, deri dje ishte, nuk ka rëndësi se kush ju dha autoritetin për të negociuar një borxh prej një miliard euro, deri dje ishte, tani nuk është e rëndësishme, është e rëndësishme të arrijmë një miliard euro”, tha Bytyqi dhe shtoi se është një negociatë jashtëinstitucionale për të cilën Mickoski nuk është autorizuar nga askush për ta bërë këtë.
Fillimisht, theksoi ai, duhet të formohet qeveria, të kyçen në institucione, më pas të bëhen negociatat për borxhin në mënyrë institucionale dhe më pas të publikohet gjendja e borxhit.
Ai shtoi se është një negociatë jolegjitime në mënyrë private për borxhin e shtetit.
Bytyqi theksoi se huamarrja në këtë mënyrë dërgon mesazh se qeveria e ardhshme dëshiron të heqë dorë nga 840 milionë euro nga Komisioni Evropian, të dedikuara për Maqedoninë përmes Planit të BE-së për rritje ekonomike.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating