Mickoski: Investimi i parë në Maqedoni do të jetë ndërtimi i një Parku të Energjisë me Erë

Read Time:46 Second
Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatari Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij në Forumin Maqedonas të Energjetikës sot, njoftoi për investimin e parë që qeveria e ardhshme e udhëhequr prej tij do të realizojë. “Presim investimet e para të drejtpërdrejta të huaja në vend me qeverinë e re dhe kjo do të shpallet me fokus në sektorin e energjetikës, me theks në instalimin e një parku të re të erës që do të jetë në pjesën lindore të vendit midis Karbincit, Shtipit dhe Radovishit, tre komuna në lindje dhe do të jetë një investim i madh. Sipas të dhënave që kam për momentin, pritet që kjo të prodhojë rreth një teravat orë energji elektrike, që është një milion megavat orë, afërsisht 20% e të gjithë prodhimit të energjisë elektrike në vend. Kjo do të jetë investimi i parë i drejtpërdrejtë i huaj që do të shpallë qeveria e re në Maqedoni,” theksoi Mickoski.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post RMV, Ministria e Drejtësisë me propozime për ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor
Next post Komiteti i Helsinkit: Në Idrizovë për 1.000 të dënuar kujdeset vetëm një mjek