Qeveria e re formohet më së voni deri më 20 qershor

Read Time:1 Minute, 57 Second

Qeveria e re mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN dhe ZNAM pritet të formohet më 19 ose 20 qershor, paralajmëron Izet Mexhiti nga VLEN, duke bërë të ditur disa nga emrat e funksionarëve të ardhshëm nga ky koalicion. Përveç ndarjes së resorëve në qeverinë e re dhe emrat e ministrave, në fokus të publikut mbetet shumica prej dy të tretash që për ndryshimet e Ligjit për organizimin e Administratës shtetërore partnerët e koalicionit në qeveri e siguruan me mbështetje edhe nga deputetët e Frontit Evropian.

Izet Mexhiti dje në një deklaratën e tij ka konfirmuar se do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë, ndërsa kryetari i komunës së Gostivarit dhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

“Unë dhe Taravari do të jemi sipas të gjitha gjasave në ekzekutiv. Unë pozicionin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, ndërsa Taravari sërish do të udhëheq resorin e shëndetësisë. Kasami prapë do i kthehet Tetovës, për ta përmbyllur mandatin që e ka filluar me sukses. Resorët tjera do të jenë kuadro nga VLEN-i. Mund të potencoj se do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, pra unë do të jemi i pari, pra do të kemi dy zëvendëskryeministra shqiptarë në ekzekutivin e ri. Kandidat serioz që besoj që do të Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët. Për eurointegrime këto ditë duhet të vendos Alternativa. Për Ekonomi dhe Politikë Sociale duhet të vendos BESA”, tha Mexhiti në deklaratën për Alsat-M.

Mandatari dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas marrjes së mandatit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, paralajmëroi se qeveria e re do të formohet së shpejti dhe se kjo do të ndodhë para afatit ligjor. Ai bëri të ditur se synimi kryesor i qeverisë do të jenë reformat me qëllim për të çuar përpara punët në ekonomi, një cikël të fortë investimesh, përmirësimin e kushteve në shëndetësi, arsim, bujqësi…

Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska kritikoi shumicën prej dy të tretash për ligjin me mbështetjen e BDI-së, e cila, siç thotë ajo, “VMRO-DPMNE-ja në fushatën parazgjedhore premtoi se shkojnë në opozitë”.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, sqaron se Ligji për riorganizimin e punës së organeve të administratës shtetërore rregullon kompetencat ndërmjet ministrive, ndërsa LSDM-ja opozitare kritikon se është skandaloze që një ligj i tillë sistematik është miratuar në procedurë të shkurtuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Taravari shpalos të gjithë emrat e ministrave të VLEN-it në kabinetin e ardhshëm qeveritar
Next post Disa rajone në Maqedoni në fazë portokalli, qeveria miratoi disa rekomandime