Mickoski zbardhi investimin e parë të huaj në vend, ja për çka bëhet fjalë

Read Time:2 Minute, 21 Second

Një park i ri me erë për prodhimin e energjisë elektrike që do të prodhojë një TW/h energji elektrike që pritet të jetë një nga investimet e para të huaja të Qeverisë re. Mandatari Hristijan Mickoski theksoi se investimi parasheh 20% të gjithë prodhimit të energjisë elektrike në vend. Në forumin e 7 energjetik, mandatari tha se prioriteti më i madh do të jetë riorganizimi i tregut të energjisë elektrike, pra të bëhet një bilanc se sa importohet dhe sa eksportohet. Sipas tij, fokusi duhet të jetë prodhimi nga burimet e ripërtëritshme, Por, këto i tha ne panel të forumit energjetik, pa pasur mundësi të pyesin gazetaret nëse ky investim hynë në kuadër të huamarrjes së 1 miliard eurove.

“Presim investimet e para të huaja direkte në vend me qeverinë e re, që do të shpallet me fokus në sektorin energjetik me fokus në instalimin e një parku të ri me erë që do të jetë në pjesën lindore të vendit ndërmjet Karbincit, Shtipit dhe Radovishit. Tre komuna në lindje dhe do të jetë një investim i madh dhe prodhimi i energjisë elektrike pritet të jetë afërsisht një terra vat orë, që është një milion megavat orë që është afërsisht 20% e prodhimit të përgjithshëm të energjisë elektrike në vend, dhe ky do të jetë investimi i parë i huaj direkt që do të shpallet nga qeveria e re në Maqedoni”, tha Hristijan Mickoski, Mandatar.

Mickoski paralajmëroi edhe ndryshimin e mënyrës së ngrohjes së 600 objekteve publike që ende përdorin lëndë djegëse fosile mazut, që do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e ndotjes, shumica e këtyre objekteve janë shkolla. Ai tha se nuk lejon standarde të dyfishta dhe qeveria e re do të merret seriozisht me zbardhjen e krimeve të kryera në sektorin e energjisë në të kaluarën. Siguria energjetike dhe energjia e gjelbër janë prioritete thelbësore, tha ambasadorja amerikane në Maqedoni, Angela Ageler. Ajo mendon se duhet të përfundojë gazsjellësi greko-maqedonas, i cili do të eliminojë varësinë nga gazi rus.

“Një e ardhme e sigurt energjetike kërkon risi dhe përparim të mëtejshëm në projekte të shumta duke përfshirë përfundimin e gazsjellësit greko-maqedonas. Ky burim i gazit natyror do të eliminojë së pari varësinë nga Rusia, si dhe kërcënimet e disa ndërprerjeve të furnizimit me gaz. Me interkonektorin ose gazsjellësin, Maqedonia e Veriut mund të ndërtojë edhe termocentrale, të cilat ushqehen me gaz dhe do të jenë në gjendje të lehtësojnë kalimin e vendit nga qymyri në burime të tjera”, deklaroi Angela Ageler, Ambasadore e SHBA-së në Shkup.

Forumi Maqedonas i Energjisë është një ngjarje kryesore në industrinë energjetike që bashkon novatorët dhe ekspertët kryesorë. Edicioni i shtatë i këtij viti u fokusua në vendosjen e sigurisë dhe sigurisë së energjisë në rajon, si dhe në reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile, siç është mazuti. /Alsat.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post PËRFITUESIT MË TË MËDHENJ PËRMBARUESIT, QYTETARËT HUMBËS TË MJERUESHËM!
Next post Këto janë emrat e përmendur për zv/ministra në Mbrojtje dhe Bujqësi nga VLEN?!