Në Shkup po mbahet Takimi Ministror i PBEJL-së
Kryesuesi i Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, hapi seancën plenare të Takimit Ministror, i cili mbahet në kuadër të kryesimit tonë njëvjeçar me Procesin, nën moton “Tejkalojmë ndarjet, ndërtojmë besim”.
Osmani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në realizimin e aktiviteteve, ku siç theksoi: “Po lëmë pas nesh një vit të suksesshëm, me arritje të shumta në fushën e bashkëpunimit rajonal, e veçanërisht e rëndësishme është arritja e konsensusit për zgjedhjen e Sekretarit të Ri të Përgjithshëm të RCC-së.
“T’i përmed edhe një herë dokumentet tona themeluese që tregojnë qëllimin bazë të procesit tonë rajonal: “Marrëdhënie të mira fqinjësore, stabiliteti, siguria dhe bashkëpunimi në Evropën Juglindore” dhe aspiratën për “Integrimin e vendeve tona në familjen euroatlantike të kombeve të lira dhe demokratike”, të cilat janë relevante dhe të zbatueshme sot si dhe në të kaluarën”, theksoi Osmani.
Osmani tha se pjesëmarrësit në Proces kanë arritur rezultate të rëndësishme në shumë fusha, por se duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre deri në qëllimin final: anëtarësimin në BE për të gjithë pjesëmarrësit e PBEJL-së.
“Zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian, i cili sjell vlerë të pazëvendësueshme në ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme dhe arritjen e progresit dhe prosperitetit ekonomik”, theksoi Osmani, duke përsëritur se më shumë integrim para anëtarësimit paraqet zgjidhje adekuate për sfidat shumëvjeçare me të cilat ballafaqohemi.
Pas fjalimit hapës të Osmanit vijojnë fjalimet e shefave të delegacioneve të 13 pjesëmarrësve, përfaqësuesve të BE-së dhe KBR-së, e më pas agjenda vazhdon me miratimin e Raportit Vjetor të KBR-së, diskutimin në temën për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të KBR-së dhe miratimin e Deklaratës së Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), që do të mbahet pasdite.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating