Davkova: Rusia u përpoq të marrë territor me dhunë

Read Time:1 Minute, 19 Second
“Përpjekja e Rusisë që të marrë territor me dhunë është shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Konferencës e Paqes që mbahet në Zvicër. Në fjalimin e saj, theksoi se ashpër e dënon luftën agresive të Rusisë. Presidentja thirri që të respektohet e drejta ndërkombëtare. “Të gjithë duhet të ndihmojmë që të gjendet një zgjidhje Solomoni. Kjo do të thotë zgjidhje e drejtë për Ukrainën, zgjidhje që do të garantojë paqe të përhershme”, tha Gordana Siljanovska, presidente. Së fundmi në Shkup, Siljanovska-Davkova e pyetur nëse Maqedonia do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën dhe nëse mund të priten vendime të reja për dërgimin e ndihmës ushtarake, tha se do të presë së pari të zgjidhen ministri i mbrojtjes dhe ai i punëve të jashtme. Përndryshe, Konferencën e Paqes për Ukrainën presidentja e shfrytëzoi për t’u takuar me disa zyrtarë botërorë, me nënpresidenten e SHBA-ve, Kamala Haris, kancelarin gjerman Olaf Sholc, presidentin e Francës Emanuel Makron. Ajo në konferencën foli para tabelës me emrin Maqedonia e Veriut por nuk zbuloi nëse emri kushtetues ishte temë e takimit me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotakis. “Mora pjesë në debat me z. Micotakis dhe zhvilluam një takim të shkurtër ku ia uruam fitoren njëri-tjetrit”, shtoi Siljanovska. Siljanovska dje u takua edhe me presidentin e Polonisë, Andzhej Duda. Siç kumtuan nga kabineti i saj, presidentja shprehu mirënjohje për përkrahjen e Polonisë për procesin eurointegrues të shtetit tonë duke thënë se perspektiva europiane e vendeve kandidate nuk duhet të pengohet me veto për, siç tha, çështje iracionale dypalëshe.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Mile Janakieski lirohet sot nga burgu
Next post Mickoski shpalosi emrat e ministrave të VMRO-së