Mickoski pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë së re

Read Time:58 Second
Mandatari Hristijan Mickoski sot pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e punës së saj. Votimi për qeverinë e re pritet të bëhet këtë fundjavë. Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës. Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftojnë se do të mbahet seanca e pestë e saj. Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të kësaj seance janë dy pika – Propozim/vendimi për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim/vendimi për zgjedhjen e kryetarit, anëtarë dhe zëvendës/anëtarë të Këshillit të Kanalit kuvendor. Për kryetar të Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut propozohet Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, ndërsa për nënkryetar Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit për financim dhe buxhet. Deputetët – Bojan Stojanoski, Eli Panova, Igor Zdravkovski, Lidija Petkovska, Halil Snopçe, Fatmir Bytyqi, Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Borislav Krmov janë propozuar për anëtarë të Këshillit buxhetor.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Arrestohet një transportues i emigrantëve nga Kumanova
Next post Milloshoski: LSDM dhe BDI e kanë lënë buxhetin në gjendje kritike