Fisi i pakontaktuar i Amazonit vihet re pranë zonave të prerjes së pyjeve në Peru

Read Time:45 Second

Dhjetëra njerëz të fisit Mashco Piro, që besohet të jenë grupi më i madh i pakontaktuar në botë, u vunë re pranë zonave të prerjeve në pyjet tropikale të Amazonës juglindore të Perusë, transmeton Anadolu.

“Survival International”, një organizatë e të drejtave indigjene, zbuloi pamjet e fisit Mashco Piro pranë zonave të prerjeve aktive të drunjve në Perunë juglindore.

Pamjet kanë shkaktuar thirrje urgjente për mbrojtjen e tokave indigjene dhe anulimin e lejeve të prerjes së pyjeve në zonë.

Fotografitë e fundit tregojnë mbi 50 anëtarë të fisit Mashco Piro pranë fshatit Yine të rajonit Monte Salvado, ndërsa autoritetet raportuan një grup të veçantë prej 17 individësh pranë Puerto Nuevos.

Këto pamje kanë ngritur shqetësime për ndikimin e aktiviteteve të prerjes së drunjve në territorin dhe mënyrën e jetesës së fisit.

Grupet mbrojtëse i kërkuan qeverisë peruane që të ndalojë prerjet dhe të njohë ligjërisht territorin e fisit Mashco Piro.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Next post Reagim nga Avokati dhe Humanisti Shkodran Alili