WSJ-ja: Musk do të japë rreth 45 milionë $ në muaj për fushatën e Trumpit
Pretendohet se Elon Musk, pronar i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X planifikon t’i dhurojë rreth 45 milionë dollarë në muaj Komitetit të ri të veprimit politik të quajtur “America PAC”, i cili mbështet fushatën presidenciale të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Gazeta “Wall Street Journal” (WSJ), në lajmin e saj të bazuar në njerëz me njohuri për këtë temë, pretendon se miliarderi Musk ka thënë se do të fillojë të dhurojë donacione për Komitetin që punon për Trumpin.
Në lajm pretendohet se Musk, i cili mbështet kandidimin për president të Trumpit, planifikon të dhurojë rreth 45 milionë dollarë në muaj për “America PAC”, një nga komitetet e veprimit politik pro Trumpit.
Mbështetësit e tjerë të grupit, të quajtur “America PAC”, përfshijnë Joe Lonsdale, bashkëthemelues i kompanisë së minierave dhe mbikëqyrjes së të dhënave Palantir Technologies, investitorët Winklevoss Twins, ish-ambasadorja e ShBA-së në Kanada, Kelly Craft dhe bashkëshorti i saj Joe Craft i cili është drejtor ekzekutiv i prodhuesit të qymyrit Alliance Resource Partners.
Mbështetja e tij për Trumpin
Në postimin në llogarinë e tij X më 14 korrik, Musk për herë të parë mbështeti hapur ish-presidentin.
“Unë e mbështes plotësisht Trumpin dhe shpresoj për një shërim të shpejtë”, tha Musk në postim.
Pse janë kaq të rëndësishme donacionet?
Në ShBA, ku shteti nuk siguron fonde të mjaftueshme për fushatat zgjedhore, kandidatët kanë nevojë për financime të mëdha për të marrë pjesë në reklama miliona dollarëshe, për të organizuar tubime nga një skaj në tjetrin në një prej vendeve më të mëdha në botë, për të përdorur në mënyrë efektive mediat sociale dhe për të krijuar zyra zgjedhore dhe ekipe të fushatës.
Prandaj, kandidati, fushata zgjedhore e të cilit financohet më mirë, ka mundësi të rrisë votat e tij duke arritur më shumë votues me më shumë reklama dhe tubime.
Të Tjera
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
RMV, tre në katër të rinj luajnë lojëra fati dhe shumica prej tyre e bëjnë për argëtim
Një numër i madh i të rinjve nën moshën 25 vjeç luajnë lojëra fati dhe 17.8% e tyre kanë konfirmuar...
Demant nga Spitali i Tetovës/ Ja e vërteta e emërimit të udhëheqësve Vjosa Elezi dhe Mirka Popivanovska
Sqarojmë opinionin publik se pretendimet dhe komentet e dates 19.11.2024 të gazetares Liridona Vejseli mbi emërimin e udhëheqësve të reparteve...
Mickoski thyen heshtjen, uron Sheqerinskën!
Kryeministri Hristian Mickoski gjatë ditës së sotme theu heshtjen duke uruar përzgjedhjene Radmilla Sheqerinskës për zv. Sekretare e përgjithshme e...
Eurointegrimet! Mexhiti: Qeveria e angazhuar në rrugën evropiane të vendit
Qeveria po punon nē vazhdimsi me partnerët strategjik për të vazhduar rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Zëvendëskryeministri...
SHVL-UÇK i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën për gjuhën shqipe dhe kërko falje
Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i...
Average Rating