Prishen raportet VMRO- Bilall Kasami, shkak urbanizmi?

Read Time:1 Minute, 33 Second

Pas 90 ditëve qeverisje mes koalicionit VLEN dhe VMRO-së siç duket janë ftohur raportet mes tyre. Siç mëson portali TS, një prishje të vogël po ndodh mes VMRO-së dega Tetovë dhe Bilall Kasamit. Këshilltari i VMRO-së dhe dega e VMRO-së Tetovë janë ankuar tek kryeministri Hristjan Mickovski se Kasami nuk i përmbahet marrëveshjes së bashkëpunimit.

Portali TS mëson më tej se Kasami po i dëmton në sferën e Urbanimzmit anëtarët e VMRO-së dhe pas ankesave të tyre tek kryeministri ka nisur një ftohje mes VMRO-së dhe Bilall Kasamit.

Në komunën e Tetovës së Bilall Kasamit nuk mund të fitosh leje ndërtimi edhe nëse i plotëson kushtet, por i fiton në forma tjera. Afër komunës së Tetovës janë ndërtuar katër ndërtesa që nuk kanë leje adekuate apo kanë leje për më pak kate dhe janë ndërtuar më shumë kate, por Kasami ka mbyllur sytë.

Portali TS sipas burimeve të saj mëson se prishja e raporteve ka ardhur pasi Kasami është duke mundësuar ndërtime pa leje që dëmtojnë dhjetra banorë dhe kanë hasur në grindje mes këshilltarit të VMRO-së dhe Biall Kasamit.

“Ka disa tentime për ndërtime pa leje që pengojnë dhe siç duket Kasami po jep dritë jeshile për ndërtime edhe pse nuk kanë leje, dhe normal që janë ankuar tek kryeministri dhe ministri i Transportit” thonë për TS një i afërt i VMRO-së duke theksuar se po shqyrtohen nëse Kasami vazhdon me kët ritëm do ti merren kopetencat e Urbanizmit.

Vlen të thekësohet se sektori i Urbanizmit po i mba shumë lëndë pa zgjidhur edhe pse shumica i plotësojnë të gjitha kushtet, por përflitet se qëllimi i bllokimit është marrja e ryshfetit.

Ndryshe portali TS muaj më parë ka shkruar se ka pasur zënka verbale mes përfaqësuesve të komunës dhe afaristëve shkak i bllokimeve të lëndëve për leje ndërtimi apo legalizime.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Struga zgjohet me Ali Ahmetin, “Mos ma prek gjuhën dhe flamurin – kthehu Ali Ahmeti”
Next post Gonzato: BE bazohet në merita, RMV le t’i përmbushë kushtet dhe pastaj do të fillojnë negociatat