Anketë: BDI forca e dytë politike në vend

Read Time:1 Minute, 33 Second

BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7%

Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e 11.7% të qytetarëve të vendit, ndërsa BDI e vetme vazhdon të rradhitet si partia e dytë në vend me 13,9% të përkrahjes së qytetarëve të vendit, kështu tregon anketa e fundit e realizuar nga portali mkd.mk.

Në vendim e parë më përkrahjen më të madhe vazhdon të kryesojë VMRO DPMNE me 45.2% , ndrësa LSDM vazhdon të shënojë ulje të përkrahjes dhe për momentin. sipas anketës. ajo gëzon vetëm 11.2% të përkarahjes së qytetarëve. “Levica” ka shënuar rritje dhe tani gëzon përkrahje prej 10.6%.

Sipas anketës shumica e qytetarëve e dinë se kush është lideri i ri i LSDM-së, ndërsa 28,8% kanë deklaruar se nuk e dinë. Përqindja e atyre që nuk e dinë është më e lartë tek të anketuarit me kombësi shqiptare.

Qytetarët e Maqedonisë konsiderojnë se problemi më i madh në vend është krimi dhe korrupsioni. Më pas vjen inflacioni, rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës. Të anketuarit janë përgjigjur se për ta problem janë edhe papunësia, pensionet dhe pagat e ulëta, problemet në shëndetësi, emigracioni, arsimi…

Krahasuar me rezultatet e sondazhit të kryer në mars 2024, perceptimi i publikut për korrupsionin dhe krimin si problemin më të rëndësishëm në vend është në rënie, ndërsa fokusi mbetet tek inflacioni, rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës.

Të pyetur për masën e propozuar nga kryeministri për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, 43,2 për qind e qytetarëve janë përgjigjur pozitivisht ndërsa për 33,4 për qind e të anketuarve, ishte masë negative.

Këto janë pjesë e rezultateve të anketës së opinionit publik të realizuar për MKD.mk nga agjencia Market Vision nga 16 deri më 25 shtator ku janë përfshirë 1200 të anketuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Next post Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”