NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të dislokohen, që kur kjo forcë u krijua në korrik të vitit 2024.
Në Kosovë do të dislokohen 50 trupa të Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të ARF-së, ndërkaq 150 të tjerë në Maqedoninë e Veriut.
“Personeli i dislokuar do të performojë aktivitete stërvitore për të mbajtur në nivel të lartë gatishmërinë dhe për të testuar aftësitë e tyre dhe procedurat për dislokim të shpejtë të një force të madhe. Një pjesë e selisë së ARF-së do të integrohet përkohësisht në komandën dhe strukturat kontrolluese të misionit të KFOR-it dhe do të ketë për detyrë që të identifikojë kërkesat e mbështetjes logjistike, mbështetjen infrastrukturore dhe operacione për KFOR-in në rast të nevojës për një përforcim të pranisë së KFOR-it”, u tha në njoftim.
Sipas NATO-s, ARF-ja është një forcë strategjike, e gatishmërisë së lartë me aftësi të shumë fusha. Kjo forcë mund të dislokohet shpejt dhe mund të ofrojë ndihmë në mbrojtje në skenare të ndryshme.
NATO tha se dislokimi i fundit, së bashku me dislokimet e bëra më herët gjatë këtij muaji në Kosovë të Forcave Strategjike Rezervë (SRF), dërgojnë “mesazh të qartë të vendosmërisë të fortë të NATO-s dhe përkushtimit për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe aftësinë e aleancës dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur”.
Së fundi, Kosovë janë dislokuar trupa të Britanisë për të marrë pjesë në stërvitje me trupat e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR.
Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.
Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës. (REL)
Të Tjera
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
RMV, tre në katër të rinj luajnë lojëra fati dhe shumica prej tyre e bëjnë për argëtim
Një numër i madh i të rinjve nën moshën 25 vjeç luajnë lojëra fati dhe 17.8% e tyre kanë konfirmuar...
Demant nga Spitali i Tetovës/ Ja e vërteta e emërimit të udhëheqësve Vjosa Elezi dhe Mirka Popivanovska
Sqarojmë opinionin publik se pretendimet dhe komentet e dates 19.11.2024 të gazetares Liridona Vejseli mbi emërimin e udhëheqësve të reparteve...
Mickoski thyen heshtjen, uron Sheqerinskën!
Kryeministri Hristian Mickoski gjatë ditës së sotme theu heshtjen duke uruar përzgjedhjene Radmilla Sheqerinskës për zv. Sekretare e përgjithshme e...
Eurointegrimet! Mexhiti: Qeveria e angazhuar në rrugën evropiane të vendit
Qeveria po punon nē vazhdimsi me partnerët strategjik për të vazhduar rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Zëvendëskryeministri...
SHVL-UÇK i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën për gjuhën shqipe dhe kërko falje
Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i...
Average Rating