Kryeministri serb Millosh Vuçeviq nesër do ta vizitojë Shkupin
Beograd, 6 tetor – Kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, nesër me një delegacion qeveritar do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të ketë takim me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e gazit. Sipas njoftimit të Qeverisë së Serbisë, kryeministri serb do të pritet në orën 10:00 para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa do të ketë takim kokë më kokë me kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Pas takimit të dy kryeministrave është planifikuar takimi i delegacioneve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë. Më pas do të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në fushën e gazit ndërmjet Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës së Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Parashikohen edhe deklarata për media nga kryeministrat Vuçeviq dhe Mickoski. Siç njofton Qeveria e Serbisë, në takim do të marrin pjesë përfaqësues të shoqatave serbe, shoqatave kulturore dhe artistike, partive politike, si dhe kompanive serbe që operojnë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa fjalim do të mbajë kryeministri serb Vuçeviq.
Të Tjera
Ndryshimi i pushtet po i hap partitë opozitare
Pas zgjedhjeve të dyfishta në Maqedoni të Veriut, ato Presidenciale dhe Parlamentare, gjegjësisht, pas formimit të qeverisë së re, ajo...
Shoferi 92-vjeçar përplasi me veturë tre këmbësorë në një fshat të Tetovës
Nga MPB bëjnë të ditur se dje rreth orës 12:20 në MPB të Tetovës është raportuar se në fshatin Zherovjam,...
Mickoski: Ka grup pune që punojnë për ligjin për përfaqësim të drejtë
Kryeministri Hristian Mickoski konfirmoi se ekziston grup pune i ekspertëve i cili punon në përgatitjen e zgjidhjes ligjore për përfaqësim...
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi thotë se Fronti Europian nuk ndahet, përcjell TV21. Rexhepi tha se për momentin partitë...
Fali persona me dosje të rëndë kriminale – Siljanovska anuloi sot mbledhjen konsultative me ish-anëtarët e Komisionit
Kabineti i presidentes Goranda Siljanovska Davkova ka anuluar mbledhjen këshilluese që kishte thirrur me përbërjet e kaluara të komisionit për...
BDI: Korridori 8 u dëshmua dhe konfirmua si një prej projekteve më të rëndësishme të BDI-së me relevancë strategjike
Ish drejtori i rrugëve shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, Ejup Rustemi në një press konferencë për media ka folur se...
Average Rating