BDI: Qeveria bllokon realizimin e projekteve infrastrukturore

Read Time:1 Minute, 29 Second

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka deklaruar se qeveria VMRO-VLEN për 100 ditë ka bllokuar projektet infrastrukturore në vend, raporton Portalb.mk.

Deputetja Arbana Pasholli deklaroi se në këto tre muaj, në vend që të ketë progres ka ngecje dhe shkurtim mjetesh të projekteve kryesore në infrastrukturën rrugore siç janë Korridori 8 dhe 10d, autostrada Shkup-Bllacë, rruga Tetovë -Prizren, kontrolli i përbashkët i kufijve, hekurudha dhe projekte të tjera që janë të një rëndësie strategjike për vendin.

“Korridori 8, projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i shtetit që nga pavarësia, i cili lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe vendet e rajonit, është një nga arteriet kryesore për zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal dhe evropian. Menjëherë pas ardhjes në pushtet zvogëluan mjetet buxhetore nga 15.1 miliardë denarë në 4 miliardë denarë”, tha Pasholli.

Ajo shtoi se qeveria ka treguar se nuk ka vullnet të ndërtojë edhe autostradën Shkup – Bllacë.

“Edhe pse punimet e dy kilometërshit të parë kanë përfunduar , ende nuk janë lëshuar në përdorim këto dy kilometra të përfunduar të autostradës, ndërsa vonohet edhe zgjedhja e realizuesit të punimeve për ndërtimin e fazës së dytë prej 10 kilomentra të këtij aksi të rëndësishëm rrugor që lidh vendin tonë me Republikën e Kosovës”, tha Pasholli.

Deputetja mes tjerash tha se kanë ngecur të gjitha procedurat për rrugën Tetovë- Prizren.

“Pyesim institucionet kompetente pse nuk fillojnë me procedurat për zgjedhjen e kompanisë projektuese për projektimin e tunelit të përbashkët Tetovë – Prizren me gjatësi 6.2 km, që parashihet në marrëveshjen e nënshkruar në mes dy vendeve në fillim të këtij viti”, tha Pasholli.

Të njëjtat vonesa, obstruksione dhe përpjekje minuese sipas tyre zhvillohen edhe për hekurudhën e korridorit 8, portin e thatë në Strugë dhe projektet tjera në veriperëndimin e vendit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Rasti makabër në Sllatinë/Babai merret në pyetje si i dyshuar
Next post Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Balancuesin