Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Balancuesin

Read Time:32 Second

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar “Balancuesin”, mekanizmin që rregullonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në administratën publike, përcjell TV21.

Vendimi nuk do të ketë vlefshmëri retroaktive. Paraprakisht, ky mekanizëm-softuer, u pezullua nga po e njëjta gjykatë, ndërsa sot, përfundimisht u shfuqizua. Rrjedhimisht, për punësimet në administratën shtetërore nuk do të merret më parasysh përkatësia etnike. Koalicioni i partive politike shqiptare në qeveri, VLEN ka premtuar që mekanizmi do të zëvendësohet me ligj, që do të përcaktojë punësimet edhe sipas përkatësisë etnike, me qëllim që të ketë balancim në përfaqësimin e etnive nëpër institucione publike në Maqedoninë e Veriut.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post BDI: Qeveria bllokon realizimin e projekteve infrastrukturore
Next post Reagime pas shfuqizimit të “Balancuesit” – “Ndalimi i punësimeve përmes Balancerit, skandali i radhës”