Osmani: Të ndalet revanshizmi politik ndaj të punësuarve, institucionet nuk janë të Lëvizjes Besa dhe të koalicionit VLEN
Sekretari i Degës së BDI-së në Tetovë, Blerim Osmani me anë të një konference për media ka reaguar kundër pushtetit aktual në nivel qendror dhe lokal, ai ka shtuar se po bëjnë mobing të paparë ndaj të gjithë punësuarve që kanë bindje ndryshe nga udhëheqësit aktual të Komunës së Tetovës dhe kësaj qeverie pa legjitimitet.
Osmani ka thënë se nënpunësit shtetërorë nuk janë rrobë e as institucionet shtetërorë nuk janë vende për rehatimin e militantëve partiak dhe familjarëve tuaj!
Texti integral nga konferenca e sotme për shtyp:
”Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave
Revashizmi politik ndaj nëpunësve shtetërorë po merr përmasa të frikshme. Pushteti aktual, në nivel qendror e lokal, po bën mobing të paparë ndaj të gjithë punësuarve që kanë bindje ndryshe nga udhëheqësit aktual të Komunës së Tetovës dhe kësaj qeverie pa legjitimitet.
I till është rasti me punëtorët e NPK-Tetova-Tetovë, me shkollat fillore dhe të mesme komunale të Tetovës, ku brenda 3 vitesh janë ndërruar dhjetëra drejtorë, si dhe degradimet në pozita që u bëhen nënpunësve shtetërorë në përditshmëri.
Kjo dukuri nuk është e theksuar vetëm në në Tetovë, por që nga themelimi i kësaj qeverie ka marr përmasa nacionale, ku janë shkarkuar qindëra shqiptarë dhe në vend të tyre janë emëruar kuadro maqedonas. Këtë do e kenë edhe më të lehtë tani pasi që e shfuqizuan edhe balancuesin, që erdhi dhe u mbrojt me shumë mund nga BDI-ja për më shumë se dy dekada, si mekanizëm i vetëm për përfaqësim adekuat të shqiptarëve në Institucionet ku më herët nuk pa pasur as edhe një të punësuar shqiptar!
Të punësuarit në institucionet, në vend se të përballen me presione dhe largime nga puna, meritojnë që të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme.
Nënpunësit shtetërorë nuk janë rrobë! Institucionet shtetërorë nuk janë vende për rehatimin e militantëve partiak dhe familjarëve tuaj!
Institucionet shtetërorë duhet të mbesin në shërbim të qytetarëve e jo në shërbim të Lëvizjes Besa dhe koalicionit VLEN!
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating