Taravari dhe Limani së bashku me ambasadorin e Shqipërisë shpërndanë abetaren e unifikuar në Gostivar!

Read Time:53 Second

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me zv.kryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, u.d kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe drejtorin e ITKSHSHM-së, Skender Asani, kanë shpërndarë sot Abetaren e unifikuar shqipe për nxënësit shqiptarë të klasave të para të Gostivarit, nga ku mund të mësojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se kjo abetare mes tjerash do të ruajë dhe kultivojë gjuhën standarde dhe të unifikuar shqipe.

“Neve na duhen edhe libra të tjerë të përbashkët siç është libri i historisë dhe gjeografisë”, tha mes tjerash ministri Taravari.

Aktivitet u zhvillua në shkollën fillore “Ismail Qemali” të Gostiarit, nga ku kryetari i komunës Valbon Limani tha se abetarja do të shpërndahet në të gjitha shkollat.

Abetarja e unifikuar shqipe është një çështje që është diskutuar tashmë një kohë të gjatë, por shpërndarja e saj bëhet për herë të parë sivjet në Maqedoni nga përfaqësuesit e koalicionit qeverisës VLEN.

Ndryshe, abetaret janë donacion i ITKSHSHM-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Qytetarët ankohen për klinikën e radiologjisë, presin rezultatet mbi tre javë askush spërgjigjet në numrat e kontaktit
Next post A do të dërgohet pr/ligji për përfaqësim të drejtë në Komisionin e Venecias? Mexhiti: Pse jo?