Baerbock: Nuk bëhet fjalë për padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi i fundit janë ndryshimet kushtetuese

Read Time:59 Second

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Baerbock, vlerëson se ndryshimet kushtetuese janë hap kyç për fillimin e negociatave të Maqedonisë me Bashkimin Evropian.

Pas takimit me kolegun e saj, ministrin e Jashtëm të RMV-së, Timço Mucunski në Berlin, ajo tha se hapi i fundit për hapjen e klasterit të parë negociator është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

“Ne e dimë se sa e vështirë është të bëhen ndryshime kushtetuese në demokraci dhe këtë e kërkova gjatë vizitës sime të fundit në Maqedoninë e Veriut. Por atëherë kishte një fushatë elektorale dhe kuptova se ky hap nuk ishte i mundur atëherë. Tani ka zgjedhje në Bullgari dhe pastaj ka një mundësi që duhet të shfrytëzohet bashkërisht”, tha ministrja Baerbock.

Ajo beson se BE-ja vendos unanimisht dhe nuk bëhet fjalë për padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Rregullat në BE janë të tilla, vendoset unanimisht, dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë padrejtësi. Ne nuk jemi dakord me partnerët tanë evropianë për gjithçka, por këto janë rregullat. Përderisa ato rregulla nuk ndryshohen, të cilat unë personalisht i mbroj, ato duhet të respektohen”, theksoi Baerbock.

Ky ishte takimi i parë zyrtar i dy ministrave pasi Mucunski mori detyrën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Edhe dy muaj tjerë paraburgim për Thaçin dhe Veselin
Next post Mexhiti takoi Steinar Hoel Korsmo, drejtues i Seed Forum Global