Mexhiti takoi Steinar Hoel Korsmo, drejtues i Seed Forum Global
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti në një takim pune një delagacion të Organizatës globale për mbështetjen e sipërmarrjeve – SEED, të kryesuar nga themeluesi dhe drejtuesi i saj, Steinar Hoel Korsmo.
Gjatë takimit, ku të pranishëm ishin edhe sipërmarrësit Islam Poliku dhe Isamet Bakiu, investitorë nga Norvegjia, u diskutua rreth mundësisë së tërheqjes së investitorëve nga kjo organizatë në tregun e Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se ky rrjet investitorësh zhvillon programe në mbi 50 shtete të botës, duke siguruar çasje në financimin e kapitalit privat, NË VENÇANTI PËR KRIJIMIN E BIZNESE TË REJA, (start-ups) dhe bizneseve në ngritje (scale-ups).
Themeluesi Steinar Hoel Korsmo informoi se Organizata globale për mbështetjen e sipërmarrjeve – SEED që nga viti 2002, ka operuar më shumë se 130 projekte donatorësh në Rajonin Nordik dhe Baltik të Evropës, Evropën Qendrore Lindore, Ballkanin Perëndimor, Kinë, Azinë Juglindore, Afrikën Lindore dhe Amerikën Latine. Kjo, sipas tij ka evoluar programe të shkëlqyera sipërmarrjeje, si rrjeti i qendrave të inovacionit i-HUB, Rrjetet e Engjëjve të Biznesit, komercializimin e teknologjive dhe trajnimin për sipërmarrjen e të rinjve, ndërsa tha se qëllimi i tyre është përfshirja e start-ups dhe scale ups kompanive nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Programin Global të Forumit Seed.
Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti në takim tha se qeveria është e përkushtuar në tërheqjen e investimeve të huaja, dhe veçanërisht të praktikave pozitive në tregun e Maqedonisë së Veriut, ndërsa hapja e një qendre në Shkup, do të kontribon në ndihmë gjatë hapjes së sipërmarrjeve të reja dhe krijon mundësi investimi në kompanitë jashtë shtetit.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating