Faton Ahmeti: BDI fillon me takimet me qytetarët nga Likova deri në Strugë
Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një press-konference ka numëruar dështimet e kësaj qeverie, teksa ka njoftuar se do të fillojmë me takimet me qytetarët nga Likova e deri në Strugë.
Faton Ahmeti nga BDI theksoi se kjo qeveri është monoetnike ndaj dhe për bashkëpunëtorë morën humbësit në koalicion, duke iu referuar Koalicionit VLEN.
Reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë, të nderuara media
Sot jemi këtu për të bërë një përmbledhje tematike të zhvillimeve pas-zgjedhore në aspektin e sistemit politik dhe marrëdhënieve midis komuniteteve, por edhe në përgjithësi të cështjeve politike në vend.
Qeveria me legjitimitet monoetnik ka përfshirë në ndërtimin e institucioneve humbësin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tek shqiptarët, por edhe të komunitetet tjera.
Këto humbës të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, me nënshkrimin e tyre, u zotuan që nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie e cila nuk do ta ndryshojë kushtetutën dhe zhbllokojë rrugën europiane.
Drejtuesit e partive humbëse, gjithashtu, publikisht në media deklaruan që, po që se vetëm një votë ta kanë më pak se sa Fronti Europian, lërë që nuk do të bëhën pjesë e qeverisë, por edhe do të dorëhiqen nga politika.
Asnjë nga këto premtime nuk i kanë realizuar. Përkundrazi, u nënshtruan dhe pa asnjë kusht, zaptuan institucionet pa legjitimitetin e votuesit në zgjedhje demokratike.
Sot, jemi dëshmitar të përfaqësimit më të dobët dhe më të ulët institucional shqiptar në drejtimin e institucioneve, gjithëmonë pa legjitimitet.
VMRO DPMNE theksoi që 75% të institucioneve i kanë kthyer kushtimisht thënë nga shqiptarët dhe që humbësit nga Vlen nuk kanë fituar asgjë. Askush nuk e demantoi këtë deklaratë.
Sot, jemi dëshmitar që në krye të marrëveshjes së Ohrit, është ulur Putinisti, mohuesi i pavarësisë së Kosovës, Ivan Stoilkoviq, ku gjer më sot janë përzënë nga puna me dhjetëra shqiptarë.
Me qindra shqiptarë të tjerë gjithashtu u larguan nga puna në shumë institucione.
Buxheti i Marrëveshjes së Ohrit dhe i shënimit të Ditës së Alfabetit u sakatua dhe u la në duart e Stoilkoviqit.
Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit vijoi edhe në gjykatën kushtetuese ku u anulua përkatësia etnike për ta ndaluar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe për ti hap rrugë anulimit edhe të parimit të Badinterit.
Sot, humbësit e zgjedhjeve, me marrëveshje xhentëllmene, drejtojnë institucione pa peshë. Nuk i pyet askush për asgjë, nuk mund ti kryejnë punë asnjë qytetari, as edhe shërbimin më të vogël.
Por, me rëndësi, e rahatuan vetën ato që thoshin ne nuk duam poste ekzekutive, por duam që të rinjëve tu japim shans.
U ndalua flamuri kombëtar në zyre të kryetarit të kuvendit dhe të ministrave.
Gjuha shqipe u largua nga përdorimi në rreth 100 instuticione, ndërsa u ringjallë iniciativa për ta shfuqizuar ligjin për përdorimin e gjuhës.
Agjensionit për gjuhën shqipe iu morën hapësirat e punës.
Ansambli kombëtar dhe teatri muzikor u katandisën si asnjëherë tjetër.
Pasi e quajti Kosovën atdheu im, kryetari jolegjitim i kuvendit u detyrua të kërkojë falje.
Po ky i njejti, i mori në qafë shqiptarët në Polici të cilët u larguan nga puna, u paditën penalisht dhe të tjerë u shkarkuan dhe dënuan.
Si pasojë e keqpërdorimit të detyrës nga ana e tij, sot rradhët në kufirin me Kosovën janë kilometërshe dhe pritja është me orë të tëra.
Lejuan burgosjen dhe paraburgimin e Blerim Ramadanit, ish ushtarit të UCK, i cili u detyrua të arratiset nga pa-aftësia e tyre.
Average Rating