Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i tre viktimave

Read Time:53 Second

re persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin tragjik i cili ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Shkup-Veles afër tunelit në Katllanovë.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:35, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 32 vjeçari O.D. nga Velesi ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.

“Nga plagët e marra në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë, A.N (37), J.A (47) dhe D.C. (66), që të tre nga Velesi. Ndërsa, me lëndime të rënda ka mbetur shoferi O.D. dhe pasagjerët të tjerë Z.S. (59) B.Z. (67) H.H. (33) dhe B.P. (41), të gjithë nga Velesi”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi inspektues nga SPB-Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion.

Prokuroria njoftoi dje se në vendngjarje është thirrur eksperti rrugor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Detaje të reja nga aksioni i madh antidrogë në Tetovë
Next post Rreth 32 për qind e fëmijëve në vend jetojnë në varfëri