Detaje të reja nga aksioni i madh antidrogë në Tetovë

Read Time:52 Second

Një aksion i madh antidrogë i policisë së shtetit është duke u zhvilluar që në orët e para të mëngjesit në dy lokacione, një në qytetin e Tetovës tek ish rektorati i UT-së, dhe tjetri në fshatin Bogovinë të Tetovës.

Aksionet janë të ndërlidhura sepse bëhet fjalë jozyrtarisht për kontroll të pronave të të njëjtit pronar, i cili posedon disa klube nate, kazino dhe ndërmarrje të tjera.

Deri në këto momente, rrugët tek ish rektorati i UT-së vazhdojnë të jenë të bllokuara dhe po kontrollohen disa objekte, ndërkohë që e bllokuar rezulton edhe Bogovina në disa pika, tek shtëpitë e banimit të pronarëve të lokaleve si dhe tek vetë lokalet siç janë baret e natës dhe kazinotë.

Zyrtarisht ende nuk ka asnjë informacion nga ana e policisë, por dyshohet për disa të arrestuar.

Nga aksioni i sotëm i policisë, janë kontrolluar edhe objektet e banimit të disa bashkëpunëtorëve të pronarëve të objekteve që u bastisën.

Në orët e pasditës, pritet që policia dhe prokuroria të dalin me detaje më të hollësishme./ Alsat.mk

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post “100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare
Next post Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i tre viktimave