Gostivar/ Sulmohen dy të mitur, njëri nga dy shokët e klasës, njëri nga shoqja e klasës
Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, të cilat sipas raportit policor të SPB Gostivar, janë paraqitur nga prindërit e të miturve.
Rasti i parë ka të bëjë me sulmin fizik nga dy shokët e klasës ndaj të miturit në shkollëv fillore në Gostivar. Raportimi është bërë në orën 12:00, ka treguar babai i tij.
“Me datë 16.10.2024 në DPB Gostivar, personi B.S.(48) nga fshati Strajan i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 12.00 në shkollën fillore në Gostivar ku ka mësuar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy shokë të klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raport.
Derisa, rasti i dytë ka të bëjë me sulmin fizik ndaj të miturit i cili është sulmuar fizikisht nga shoqja e klasës. Në raport thuhet se gjatë sulmit është përdorur edhe një send i plastikës. Rasti është raportuar nga babai i të miturit në orën 17:50.
“Me datë 16.10.2024 në ora 17:50 në DPB Gostivar, personi D.P. (46) nga Gostivari ka raportuar se në shkollën fillore në Gostivar ku ka mësuar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga shoqja e klasës, e cila gjatë sulmit ka përdorur edhe një send plastik. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e policisë në Gostivar./ Alsat.mk
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating