Në shkollat e Tetovës mungesë librash

Read Time:2 Minute, 30 Second

Gati dy muaj nga fillimi i vitit shkollor, shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës, vazhdojnë të luftojnë me mungesën e shumë teksteve shkollore. Numri i përgjithshëm i librave që mungojnë është mbi 20 mijë ndërsa kryesojnë ato të gjuhëve të huaja dhe lëndëve profesionale.

“Është e vërtetë që ende e kemi problemin e librave, edhe pse një pjesë e konsiderueshme u siguruan nga Ministria e Arsimit dhe shkencës. Në takimin e fundit që patëm me ministrin e arsimit, u arsyetuan se furnizimi është bërë para ndërrimit të pushtetit qendror, mirëpo Ministrja e Arsimit dhe shkencës mori për sipër që ne të mbledhim të dhënat në gjitha shkollat ku mungojnë libra dhe këto shifra i kemi dorëzuar në Ministri, mbetet tek ata që të gjejnë formë për të bërë aneks për sigurimin e librave që mungojnë në shkollat tona. Vitin e kaluar mungonin mbi 40.000 libra në shkollat fillore, ndërsa këtë vit diku mbi 24.000 libra”, tha Nazmi Dauti. Sektori për veprimtari publike.

Nëpër shkollat e mesme, mungesa e librave është tejet e madhe, me theks të veçantë librat të cilat janë dëmtuara dhe u ka kaluar afati pesë vjeçar i përdorimit. Problemi ende më i madh është tek shkollat e mesme profesionale, ku lëndët profesionale të tekstilit, dizajnit, apo edhe lëndë të tjera, asnjëherë nuk kanë pasur tekste për lëndën adekuate.

“Shkolla jonë ka 495 nxënës, dhe duke ditur që një kohë të gjatë kemi problem me libra dhe plus që shkolla jonë është profesionale na mungojnë shumë libra sidomos të lëndëve proefsionale, por normalisht gjinden disi me shpjegime gjatë orëve të mësimit me shpjegime skripta”, tha Muzafer Livareka. Drejtor i Sh.M. K T.

Profesoresha Shemsie Xhelili e cila ligjëron një nga lëndët profesionale në shkollën e mesme të tekstilit, thotë se këtë hall e kanë tash e shumë dekada, ndërsa zgjidhjen e gjejnë tek materialet e nxjerra nga interneti dhe autorë të tjerë të lëndës.

“Nuk është ky viti i parë që në nuk kemi libra. Ne mësimdhënësit që kemi lëndët profesionale kemi mungesë të librave. Asnjëherë me vite e dekada nuk kemi pasur libra. Si ja bëjmë me nxënësit?, sfida na mbetet neve si mësimdhënës deri sa nuk kemi zgjidhje, sepse jemi të obliguar ta gjejmë materialin ta përshtatim në material mësimor dhe ta ndajmë me nxënësit. Nxënësit duhet të jenë ku duhet dhe nëse nuk e kam atë skriptë, vetëm shpjegimi im nuk mjafton, por s’mund t`iu them skripta se unë përgatis fletat kur kam zhvillim të ri me datën e caktuar se kur e kemi marrë mësimin dhe nxënësit formojnë me këto fleta skripta”, shtoi Shemsie Xhelili. Profesoreshë në SHMKT.

Në Shkollat e Tetovës do të fillojë të paguhet kompensimi për librat e dëmtuar. Nga Ministria e Arsimit thonë se zgjidhje do të ketë, por nuk precizojnë se kur do bëhet kjo zgjidhje me mungesën e madhe të librave, apo do të vazhdoj edhe ky vit sikurse vitet tjera, pa librat e gjuhëve të huaja dhe pa librat e lëndëve profesionale. (alsat)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Pako me armë nga Maqedonia për Izraelin, pengohet që të ngarkohet në anije në portin grek
Next post Bastisje në Shkup, arrestohet një person