BDI i reagon Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni të Veriut dhe e mbrojmë atë

Read Time:1 Minute, 12 Second

Bashkimi Demokratik për Integrim BDI, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të papranueshme.

BDI thekson se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut e njeh shqipen si gjuhë zyrtare dhe si të drejtë themelore të shqiptarëve.

Partia shqiptare nga Maqedonia e Veriut shpreh keqardhjen për deklaratat e Kurtit, që sipas saj, mund të dëmtojnë të drejtat e shqiptarëve dhe i bën thirrje të korrigjojë qëndrimet e tij

“Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, miratuar si pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së, transmeton Klankosova.tv

“Sugjerimet se disa nene të ligjit edhe ashtu nuk janë zbatuar dhe se rishikimi i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë i pranueshëm i japin alibi përpjekjeve për të dobësuar këtë legjislacion vital. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e shohin këtë si një akt që shkon kundër interesave të tyre dhe si një zhgënjim i madh nga një politikan që duhej të ishte mbështetës i të drejtave të shqiptarëve kudo.”

“I bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti të korrigjojë menjëherë deklaratat e tij dhe të mos shërbejë si mburojë për asnjë përpjekje që cenon barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve:, thekson mes tjera kjo parti.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Ali Ahmeti nga Buteli: Me heqjen e ligjit për gjuhën shqiptarve u hiqet shtetformësia
Next post Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s