“Kurti të tërheqë deklaratën”, Ali Ahmeti: Për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është derdhur gjak
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me komentet e tij për Ligjin për gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ahmetit gjuha shqipe është zyrtare në këtë shtet dhe do të mbrohet me çdo kusht atë.
“Më shqetësoi deklarata e kryeministrit të Kosovës! dua të besoj që është i keqinformuar nga bashkë ish-partiakët e mi që shumica kanë qenë për Ligjin e Gjuhës. Nuk do të doja ta dëgjoja nga kryeministri i Kosovës se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni. Nuk do të doja ta dëgjoja”, tha Ahmeti.
Ahmeti kujtoi dhe njëherë të gjitha sakrificat e dëshmorëve për gjuhën shqipe.
“Për atë gjuhë zyrtare djemtë e nënave kosovare dergjen në Sllupçan të Kumanovës. Nënat nuk i kanë marrë ti vajtojnë , ti varrosin andej. Po i kanë lënë se e kanë ditë që nëna shqiptare i vajton dhe ua përkëdhel ballin edhe këtu. Edhe ata janë këtu , nuk prehen në Kosovë. Në mbrojtje të gjuhës dhe të gjakut që kane derdh. Prandaj më vjen keq për këta bashkëpartiakë që e kanë keqinformuar Kryeministrin e Kosovës që gjuha shqipe nuk është zyrtare”, theksoi ai.
Ndërkohë BDI në një reagim zyrtar i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës të tërheq deklaratat të cilat i ka quajtur të papranueshme dhe të pavërteta.
“Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut janë të pavërteta dhe të papranueshme. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, miratuar si pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e shqipes si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve. Çdo pretendim i kundërt është një shtrembërim i fakteve dhe një mungesë e respektit ndaj arritjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Është për keqardhje që një Kryeministri I Kosovës jep deklarata që përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratën e BDI.
Një ditë më parë Albin Kurti deklaroi se shqipja nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe sipas tij nuk ka qenë kurrë. Sipas kryeministrit të Kosovës Gjykata Kushtetuese duhet të vendose në lidhje me këtë çështje./vizionplus.tv
Të Tjera
Mickoski: Qëndrimi im për Korridorin 8 nuk ka ndryshuar, por por ndërprerja e punimeve do ishe më e dëmshme
Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se qëndrimi i tij për marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” për Korridorin 8 nuk ka...
Nepotizëm në Spitalin e Tetovës! Berisha degradon kuadrot paraprake
Ikja e Ilir Demirit nga Spitali Klinik i Tetovës dhe ardhja e Agim Berishës e ktheu përsëri Spitalin e Tetovës...
Deputetja Dauti përsëri nuk lejoi që ligji për “branitellat” të vendoset në rend të ditës të Komisionit për politikë sociale
Në Kuvend përsëri nuk u mbajt seanca e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi kryetarja Ilire Dauti, duke...
Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot në Tetovë, priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z....
BDI e akuzoi për keqpërdorime – Jep dorëheqje drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë
Binas Pajaziti ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë. Lajmin e ka...
VLEN: Ne qëndrojmë për zyrtarizimin e plotë të gjuhës shqipe
Sot kemi një ditë të madhe! Një ditë që tregon se kur punohet me përkushtim, rezultatet janë të pashmangshme. Angazhimi...
Average Rating