Ansambli Muzikor – Tetovë: Koncert i Madh për Festat e Nëntorit

Read Time:1 Minute, 11 Second

Në kuadër të programit vjetor të Institucionit Nacional “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, të shtunën më 22.11.2024, me fillim në ora 19:00, në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë, do të paraqesë koncertin festiv “NËN TINGUJT E NËNTORIT”, me të cilin do të shënohen festat e nëntorit të popullit shqiptar.

Në skenë përpara publikut do të interpretojë orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentëve Agona Çupi dhe Premtim Etemi, si dhe solistët e njohur: Besarta Murtazani, Jetmir Rexhepi, Leotrim Zejnulla, Diana Malollari Pajaziti dhe Betim Shabani.

Në repertoarin artistik do të interpretohen vepra maestrale të kompozitorëve të njohur shqiptarë, si dhe pjesë të operave dhe arieve shqipe.

Me këtë koncert relizohet për nder të festave më të mëdha të popullit shqiptar, 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip dhe 28 Nëntori – Dita e Flamurit.

Ky është projekti i tretë me rradhë i Institucionit Nacional “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë për vitin 2024, ndërsa deri në fund të vitit planifikohet të realizohet dhe koncerti i katërt i muzikës së popullarizuar.

Ky projekt si pjesë e programit vjetor të IN Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Tetovë, është i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Hyrja është falas, dhe ftojmë të gjithë qytetarët dhe artdashësit që të shijojnë së bashku magjinë muzikore të veprave më të bukura të kompozitorëve shqiptarë!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Një burrë sulmohet nga bashkëshortja e tij në Tetovë, gruaja përdori një mjet të mprehtë dhe kërcënoi edhe tre fëmijët
Next post Dani: Kurti u rreshtua pas VMRO-së, deklarata e tij për gjuhën shqipe ishte skandaloze‼