Mickoski thyen heshtjen, uron Sheqerinskën!

Read Time:1 Minute, 18 Second

Kryeministri Hristian Mickoski gjatë ditës së sotme theu heshtjen duke uruar përzgjedhjene Radmilla Sheqerinskës për zv. Sekretare e përgjithshme e NATO-s.

Mickoski njoftoi se e ka uruar Sheqrinskën në një bisedë telefonike dhe shprehet i bindur se ajo do të përfaqësoj vendin denjësisht në këtë aleancë.

“Nuk është sekret se në të kaluarën kemi pasur shumë dallime konceptuale kur bëhet fjalë me problemet aktuale, politikat, dallimet ideologjike – dhe këtë nuk duhet ta fshehim, sepse vijmë nga një familje dhe opsione të ndryshme politike. Por si qeveri kemi pasur një sfidë për të vendosur se kë dhe si të mbështesim për zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, sepse kishte kandidatë nga disa vende. Ne këtu nuk kemi pasur asnjë dilemë, sepse shpeshherë bëjmë thirrje për unitet dhe dialog me opozitën, por nëse nuk e bëjmë në veprim dhe thirrje, atëherë është hipokrizi.Prandaj ne si qeveri jo vetëm që e mbështetëm kandidaturën e Radmila Shekerinska-s, në mënyrë aktive e biseduam me aleatët tanë. Për ne, bashkimi dhe interesat kombëtare janë para interesave partiake, dhe të kesh një maqedonase si zëvendëssekretar të përgjithshëm në aleancën më të fuqishme dhe më të organizuar në histori është vërtetë një nder. Dhe këtu as une dhe as qeveria nuk kemi pasur dilema dhe është mirë që përfundoi me sukses. Mbrëmë u ndëgjova me Radmilla Sheqrinskën biseduam nuk ka dilema se duhet së bashku të punojmë dhe të bëjmë gjithça që është në dorën tonë për të ndihmuar ushtrine maqedonase me këtë edhe sigurinë dhe gjithçka që është e nevojshme për qytetarët tonë”, tha Mickoski.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Eurointegrimet! Mexhiti: Qeveria e angazhuar në rrugën evropiane të vendit
Next post Demant nga Spitali i Tetovës/ Ja e vërteta e emërimit të udhëheqësve Vjosa Elezi dhe Mirka Popivanovska