
BDI: Agjencia “Rubikon” ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan
BDI kërkon transparencë të plotë nga qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me aktivitetet dhe përgjegjësinë e agjencisë së sigurimit “Rubikon” në natën tragjike në Koçan.
Nga BDI thonë se kjo agjenci, e afërt me partinë në pushtet, ishte përgjegjëse për sigurinë e kabaresë në Koçan natën kur ndodhi tragjedia që mori 59 jetë të pafajshme.
“Prandaj, qeveria ka për detyrë t’i japë publikut përgjigje të qarta:
Kush janë klientët e tjerë të “Rubikon”?
A kanë pasur kontrata të rregullta sigurie dhe sigurues të licencuar?
A ka kryer ndonjëherë MPB inspektim ose kontroll mbi këtë agjenci?
A po mbrohet kjo kompani për shkak të lidhjeve të saj me pushtetin?
A është e vërtetë që kjo agjenci i shantazhon kompanitë që ta angazhojnë, duke u mburrur me lidhjet e saj të ngushta me autoritete të larta partiake?
Në vend që ta përdorë drejtësinë për të goditur kundërshtarët politikë, qeveria duhet të japë llogari për dështimet e saj dhe për ata që vërtet mbajnë përgjegjësi për këtë tragjedi.
BDI kërkon një hetim të plotë, të paanshëm dhe të drejtë për këtë rast, si dhe përgjegjësi nga të gjithë ata që kanë lejuar një situatë të tillë të ndodhë”, thonë nga BDI.
Nga BDI shtojnë se qytetarët meritojnë të vërtetën, jo lojëra politike dhe mbulim të skandaleve.
Të Tjera
Zgjedhjet lokale, partitë bëjnë “matematikat” e fundit!
Partitë politike po i bëjnë analizat e fundit para pulikimit të emrave të kandidatëve për kryetar komunash dhe marrëveshjeve për...
Gaza, 14 persona të tjerë kanë vdekur nga uria – përfshirë dy fëmijë
Gaza, 14 persona të tjerë kanë vdekur nga uria – përfshirë dy fëmijë 14:34 | 28 Korrik 2025 E.H Të...
Izraeli akuzohet për gjenocid për herë të parë nga dy organizata izraelite
Dy organizata të njohura izraelite për të drejtat e njeriut, B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut – Izrael,...
Vriten 50 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza
Ramallah Në sulmet e nisura nga ushtria izraelite në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës që nga orët e...
Netanyahu mohon krizën humanitare në Gaza: Nuk ka uri atje
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se akuzat se Izraeli po zhvillon një fushatë urie në Gaza janë “gënjeshtra të...
Presidenti egjiptian i bën thirrje Trumpit për ndalimin e sulmeve izraelite në Gaza dhe dërgimin e ndihmave
Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, i bëri thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të ndalojë sulmet izraelite në Gaza...
Average Rating