Kosovë/ Një 34-vjeçare humbi jetën, u hodh nga kati i dytë i një hoteli

Read Time:1 Minute, 12 Second

Një 34-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot.

Bëhet fjalë për Artila Kamerin, e cila sipas raportimeve ka kërcyer nga kati i dytë i një hoteli në magjistralen Prishtinë- Lipjan.

Ajo ishte nga Gjakova dhe kishte një biznes për rregullimin e thonjëve.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja Laureta Ulaj, ka thënë se po hetohet mbi vdekjen.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj.

Rastin e ka konfirmuar fillimisht zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndëra Policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur hetimet.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.”

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Turqia brenda dy ditëve përballet me lëkundje, goditet edhe nga një tërmet tjetër
Next post Qeveria miratoi punësimin e përhershëm të 1.117 personave në shëndetësi