Aggeler: Nuk i komentoj ligjet e propozuara, mirëpres luftën kundër korrupsionit

Read Time:1 Minute, 16 Second

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, tha se nuk komenton zgjidhjet e propozuara ligjore, por mirëpret dhe mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet për të hetuar aktivitetet e supozuara kriminale korruptive.

“Ne i mbajmë përgjegjës ata që keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale. Supozoj se reformat institucionale dhe legjislative që do të rrisin transparencën dhe do ta forcojnë luftën kundër korrupsionit do të mirëpriten jo vetëm nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thekson ambasadorja Aggeler për “Radion Evropa e Lirë”.

Komenti i saj vjen pas ndryshimeve të paralajmëruara në Ligjin për Masat Kufizuese, me të cilat do të sanksionohen qytetarët dhe kompanitë e Maqedonisë që do të jenë në listën e zezë amerikane dhe britanike.

Edhe pse propozimi për ndryshimin e Ligjit për Masat Kufizuese kaloi në seancën e qeverisë përkundër dilemave ligjore të theksuara nga Ministria e Drejtësisë, është e paqartë nëse ato do të miratohen nga kjo përbërje parlamentare, duke marrë parasysh se kanë mbetur edhe dy muaj para fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Në listën e zezë të SHBA-së janë dhjetëra ish funksionarë dhe të tanishëm, biznesmenë dhe kompani. Ndër funksionarët aktual në listën e zezë është edhe kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko nga BDI, ndërsa në të është edhe ish zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe biznesmen Koço Angjushev.

Në listën e zezë amerikane janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, biznesmeni Jordan Kamçev dhe biznesmeni rus Sergej Samsonenko, i cili ka biznese në vend.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Next post Bytyqi: Kompanitë vendase të mbështetura nga Ligji për Mbështetjen Financiare krijuan mbi 5.000 vende pune