Demiri: Me laparoskopin modern do të kryhen 800 ndërhyrje në vit në kirurgjinë pediatrike

Read Time:48 Second

Ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri, sot ka vizituar Klinikën Universitare për Kirurgji të Fëmijëve, ku ka takuar drejtorët Slavica Litajkovska dhe Elmedin Asani dhe është shprehur i kënaqur me investimet e bëra, që nënkuptojnë përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët më të vegjël.

“Vitin e kaluar nga mjetet vetanake të klinikës është blerë aparati laparoskopik më i avancuar në vlerë prej mbi 12 milionë denarë. Pajisja laparoskopike përbëhet nga monitor mjekësor me cilësi të lartë, video procesor shumë të specializuar, kamera me fokusim automatik të vazhdueshëm dhe imazhe fluoreshente. Klinika Universitare për Kirurgjinë e Fëmijëve është e pajisur me staf të trajnuar për këtë lloj ndërhyrjeje dhe deri më tani janë kryer rreth 40 ndërhyrje laparoskopike në muaj. Me blerjen e kësaj pajisjeje moderne do të rritet numri i ndërhyrjeve dhe pritet që të kryhen mbi 800 në vit”, informon Demiri.
Në takim, Demiri theksoi se në bashkëpunim të përbashkët me Ministrinë vazhdojnë aktivitetet për forcimin e kujdesit shëndetësor.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën
Next post Tetovë: Dy kafshime të tjera nga qentë endacakë